Edna Kapurani Poezi
Edna Kapurani

Ah, Maria, Maria

Kur mendoj që era..
Flokēt ti ledhaton..
Skuqem,bëhem prush...
Si dielli kur perëndon!!

Ma tret xhelozia..
Shpirtin pak nga pak...
Ty kot të thonē Maria...
Ti duhet të quhesh ''Flakë ''..

Tamam si ajo flaka..
Që çdo gjë e djeg..
Ashtu dhe ti e dashur...
Peshkun në buzë ma pjek!!

Dhe prapë unë I gjori.
Besnik,të ndjek nga pas...
Dhe kur nuk më flet...
Me gurët nis e flas!!

Ah Maria,Maria...
I vetmi oqean...
Si anije të mbytur...
Në thellësi mē mban.

- Poezi nga Edna Kapurani


- U dërgua nga EdnaKapurani -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0