>
LETERSISHQIP

Preka Diellin Në Sytë E Tu

Preka diellin në sytë e tu
Edhe hënën e ledhatova,
Putha qiellin e errët blu,
Në shpirtin tënd u rehatova.

Këngën mora me zē të dridhur
Vargjet dalë nga shpirti I'm
Endërr je, që më mban zgjuar,
Dhe sodit mbi syrin tim.

Krahë vesh kur më shikon
E fluturoj në qiellin blu,
Një yll të sjell këtu në tokë,
Të ndriçojë mbi flokët e tu.

Të dëgjosh veç fjalët e mia,
Të kuptosh sa shumë të dua,
Të mësosh nga dashuria,
Të jetosh, vdesësh për mua.

Ti thuash jetës mirmëngjes,
Dhe kur nata lehtë të bjerë,
Të më mbash fortë në zemër,
Ashtu do lind dhe 1000 herë.