Edna Kapurani Poezi
Edna Kapurani

Mos Më Thuaj Natën E Mirë

Mos më thuaj Natën e mirë
Rri pranë meje deri në agim
Nëse lodhesh sadopak
Rri e shtrihu mbi shpirtin tim

Ftohtë s'do ndihesh asnjëçik
Vetëm zjarri do të mbulojë
Del ai prej shpirtit tim
Që me ty të vallzojë

Rri e fshehu në ëndrrën time
Porsi dielli pas një reje
Dhe kur unë të ndihem vetëm
Shfaqu si drita e një rrufeje!

- Poezi nga Edna Kapurani


- U dërgua nga EdnaKapurani -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0