Edna Kapurani Poezi
Edna Kapurani

Ngjan Me Mua

Ra një gjethe nga një pemë,
Në stomak seç mu trazua,
Ashtu e vetme në terren,
Më kujton,ngjan me mua.

Rri e shoh me përgjërim,
Do ta marr,të bëhemi dy,
S' kërkon shumë nga kjo botë
Vetëm pak ngrohtësi.

Hidhet,dridhet si purtekĕ,
Rri e heshtur,e frikësuar,
S' ka besim as në vetvete,
Në mendime rri harruar.

- Poezi nga Edna Kapurani


- U dërgua nga EdnaKapurani -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0