Edna Kapurani Poezi
Edna Kapurani

Të Gjitha Janë Siç I Le

Të gjitha janë siç I le,
Rrobat dhe uji në xhezve,
Sapuni që të pret për dush,
Mangalli plot,përplot me prush.

Cigarja që digjet ngadalë,
Në tavllën me ngjyrë të bardhë,
Portreti I varur në mur,
Dhe zemra e kthyer në gur.

Kandili në dhomë I ndezur,
Perdja e çjerrë,e zverdhur,
Biri në djep I lidhur,
Dhe zëri I'm I ngjirur.

Të gjitha të presin, aty ku I le,
Aty,ku puthjen e parë më dhe.

- Poezi nga Edna Kapurani


- U dërgua nga EdnaKapurani -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0