>
LETERSISHQIP

Mik I Nderuar

Shumë respekt mik I nderuar,
Shumë mirënjohje dhe dashuri,
Dhe uroj çdo gjē të mirë,
Ta sjellë Zoti vetëm për ty..

Je simbol I mirësjelljes,
Zemërbardhë si dëborë,
Ç'ta sheh syri I nderuar,
Ta bën ty e shtrenjta dorë.

Je gojëëmbël si nektar,
Si ylber me ngjyra plotë,
Shi që bie në behar,
Që sjell pak freski në tokë.

Shumë respekte profesor,
Për sa breza ke mësuar,
Për secilin prej tyre,
Je si hënëz e praruar.

Të uroj mik I nderuar,
Plotë suksese dhe shëndet,
Nga dashuria I rrethuar,
Porsi malet rrethojnë një det.

Profesor të jesh I lumtur,
Sepse jeta të thërret,
Dhe një herë mos lindi dielli,
Të nesërmen ditë e re të pret.