>
LETERSISHQIP

Janë Ca

Janë ca tipa, ca burreca,
Që me fjalë edhe me shkop,
Vrasin shpirtra, vrasin zemra,
Dhe pastaj fryhen si top.

Janë ca ëndrra që shpejtë digjen,
Porsi letra nga qiriri,
Nga ata që hiqen trima,
Por që të shkarë janë nga fiqiri.

Janë ca femra, ca burrnesha,
Që s"jau bën tërr as syri,
Që nē djall I dërgojnë,
Dhe ringjallen prapë nga hiri.