>
LETERSISHQIP

Buzëholla

O sa bukur kërcen çika...
me ato buzët e holla...
me fustanin pika, pika...
faqekuqe porsi molla!!!

I shkel syrin tek e tuk...
dhe e ftoj në vallëzim...
belin si lule e këput.
e bën për inatin tim!!!

I hedh sytë vërdallë, vërdallë..
na shikon një nga një...
pastaj shkon e rri përballë...
sikur nuk ka ndodhut gjē!!!

I vë këmbët një mbi një...
dhe fustanin ngre mbi gju...
seç lodron era me të...
o Zot, ç' bēhet kështu...!!!!

Herë skuqem, herē zverdhem...
veten dot më se mbledh...
si t'ja bëj I shkreti unë...
që në dorë sot ta hedh??

I mbyll sytë e ëndërroj...
Tek e puth, e prek në gushë...
diçka papritur më zgjoi...
ptu, një ketër në gëmushë