>
LETERSISHQIP

Harromë

U lodha shpirt,nga tekat e tua...
nga bota jote e mistertë..
nuk dëgjova kurrë " Të Dua"..
një fjalë zemre të sinqertë!!!

Nuk më lidh dot me zinxhir..
nuk më mbyll dot në burg..
unë linda zog I lirë...
bëj fole në çdo trung!!!

Harromë shpirt,sa më shpejtë..
mos mendo më për mua..
kjo jetë qenka e padrejtë..
ta jep gjithçka hua!!

Mos shpreso në rikthim...
se çdo gjë e ka një fund..
nuk dite të më mbash...
dhe tani unë dorën tund.

Lamtumirë shpirti im...
po shkoj në brigje të tjera..
ishe dhe mbete një gabim..
që si bie kurrë vlera!