>
LETERSISHQIP

Mos U Bë Kurrë Pishman

Udhëtova nëpër vite..
kohën,thashë ta ktheja pas..
ta zgjoja dhe memorien..
pak për ty ndoshta ta ngas!!!

Gjeta betimet që nuk mbajte..
ëndrrat,që shtrenjtë më shite..
një dashuri aty burgosur..
të kalbur nëpër vite!!!

Edhe shpresën e raskapitur..
që aty qëndron akoma..
si nuk u lodh duke pritur..
su mërzit nga tekat tona?!!

Edhe dhimbjen aty e gjeta..
më të madhe se ç'e lashë..
a sa shumë që ishte rritur..
porsi një kështjellë e lashtē!!!

Ç'farë kërkon?-më tha e sotmja..
leri gjërat ashtu siç janë..
për atë që s'qe e jotja..
mos u bë kurrë pishman!