I Ftova Miqtë
I ftova miqtë në një gosti..
të festojmë një dashuri..
me gotat plotë të ngremë dolli..
për një vajzë me flokët e zinj!!
E t'ja marrim valles shtruar..
kapur fortë duar pēr duar...
për atë vajzë me sytë e shkruar...
që zemrën ma ka copëtuar!!
Ah moj vajza si qershi..
ç'më hēngre në pabesi..
më le vetëm,pa njeri..
si zogun kur bie shi!!
T'ja themi këngës shumë herë..
të gjēmojë Mali I Gjerë..
për një djalosh të mjerë..
që si ngeli as cipë,as nder!!
I ftova miqtë në një gosti...
ta harroj atë dashuri...
në një natë që binte shi...
mos kuptonin lotët e mi!
- Poezi nga Edna Kapurani
- U dërgua nga EdnaKapurani -
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Edna Kapurani
Komente 0