>
LETERSISHQIP

Në Ritmin E Muzikës

Në ritmin e muzikës..
të dy u harruam...
pas shumë vitesh..
me pasion vallëzuam!!!

Nuk mi ndaje sytë..
më shtrëngoje fortë...
u dorëzua zemra..
nuk rezistoi dot!!!

Në vesh më pëshpërisje..
ca fjalë dashurie...
e ç'më ktheve mbrapa..
në atë kohë rinie!!

Të gjithë u larguan..
na lanë vetëm të dy..
ç'është dhe kjo muzika..
bëka mrekulli.

Në ritmin e muzikës..
dy trupa u bashkuan..
nën magjinë e dritës..
të heshtur u dorëzuam!