I Vesha Flatra Mallit
I vesha flatra mallit të iki..
zemrën e mbylla në një qelq..
ashtu si fara filizin e rriti..
ashtu tani nga rrënja ta heq!!
Dhe nuk do mendoj më se ç'do ndodhi..
ditët të rrjedhin siç duan vetë..
ashtu si dashuria farën e hodhi...
ashtu tani do jem më e qetë!!!
Le të mërzitet,s'më bëhet vonë..
ajo nuk ka shpirtë,pse të kem unë?
ashtu siç nuk flija netë me rradhë..
ashtu të rrijë dhe ajo pa gjumë!!
I vesha flatra mallit të iki..
ta kem zemrën krejtë të boshuar..
dhe sikur dritat të gjitha ti fiki...
të paktën nuk rashë pa luftuar!!!
- Poezi nga Edna Kapurani
- U dërgua nga EdnaKapurani -
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Edna Kapurani
Komente 0