>
LETERSISHQIP

Tē Rroftē Unaza

Të rroftë unaza që mban në gisht...
se për gruan as që pyet..
epsheve su bën dot bisht..
çdo lloj femreje I flet!!

Zakonisht një zemër kemi..
por siç duket ti ke shtatë..
një për vete të jetosh..
gjashtë të tjerat, I ke për gratë!!!

Kur në rrugë me gruan je..
apapa nuk I hedh sytë...
dhe sikur të kenë zbritur..
që të gjashta perënditë!!

Bën si ëngjëll por je djall..
në guackë I fshehur rri..
sapo Dielli të ketë dalë..
e nxjerr kokën përsëri!!!

Të rroftë unaza që ke në gisht..
e mban veten të martuar..
sapo tjetra të dredhi bisht...
bën si rosë e marruar!