>
LETERSISHQIP

Të Kërkoj

Të kërkoj në poezi...
Në refrene të kërkoj..
Nëpër filma, bardhë e zi..
Dhe pse lodhem, nuk ndaloj!!

Në çdo birrë që pi I etur..
Orët e vona në lokal..
Të kërkoj, por nuk të gjej..
Edhe malli ngrihet mal.!!

As në tymin e cigares..
Nuk më shfaqesh si më parë..
Vallë mos qenke zemëruar,
apo unë qenkam I shkarë?

Dhe në rrugët që kalonim..
Kokën shpesh e kthej pas..
As aty nuk të takoj..
Dhe me kujtimet nis e flas.!!

Ku rri fshehur, a s'më thua,
pse rreth teje kaq mister?
Unë të desha dhe do të dua,
Si në parajsë edhe në ferr!