Edna Kapurani Poezi
Edna Kapurani

E Mistershmja Flutura Ime

Një dëshirë sapo më lindi..
të puth dy sytë e bukur..
ndër livadhe plot me lule..
si të t'kap unë ty moj flutur?!!

Ndonjëherë shkon e fshehesh..
si agjente më vëzhgon..
herë tjetër më maskohesh
e të shfaqesh shpesh harron!!!

Pastaj të lodhur,të sfilitur..
livadheve gjumi më zë..
dhe ti shfaqesh e mërzitur..
jastëk në kokë më vë!!!

Mëngjesi më takon të dehur..
nga aroma e trëndafilave..
por ti prapë rri e fshehur..
e mistershmja,flutura ime!!!

Një dëshirë sapo më lindi..
të t'kap,mos të lëshoj..
në livadhe plot me lule..
të falësh zemrën do të mësoj

- Poezi nga Edna Kapurani


- U dërgua nga EdnaKapurani -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0