>
BIOSHQIP

Edona Llalloshi: E Menaxhoj Ndryshe Kohën Pas Lindjes Së Doa-S

11-01-2013
S’ka se si të mos ndjehet mirë kur pranë vetës ka njerëzit më të rëndësishëm të saj, bashkëshortin Gazmond Haxhifejzullahu dhe vajzën Doa. E tani kur këtyre momenteve po i shtohen edhe ngjyrat festive të këtij fundviti, këngëtarja Edona Llalloshi pohon të ndjehet bashkëshortja dhe nëna më e lumtur në botë. “Dikur, gjatë festave, kam qenë çdo herë e angazhuar në muzikë. E tani askush nuk mund të mi marr momentet e qëndrimit me vajzën, veçanërisht në ditët festive…Janë momentet më të veçanta!”, kështu thekson mes tjerash gjatë një interviste për “Tribuna Shqiptare” Edona, ndërsa përveç jetës private, rrëfen detaje edhe nga krijimtaria muzikore e biznesi familjar. Melihate Gashi Prishtinë, 9 dhjetor Nisi të këndoj në një moshë shumë të re, madje për vjet me radhë kënga ishte angazhimi primar në jetën e këngëtares Edona Llalloshi. Por, bashkë me vitet, ndryshuan edhe gjërat për të. E ajo që i ndërroi komplet kahen jetës së këngëtares, është Doa, e vogla e saj e cila përveçse më shumë jetë, i shtoi edhe më shumë dashuri familjes së çiftit. Tani çdo gjë sillet rreth të voglës, ani pse kënga mbetet një rëndësi e veçantë në çdo moment të saj… Tribuna Shqiptare: Edona, na rrëfeni pak për ditët aktuale tuajat…si po përkufizohen ato? Edona: Kohën e kam bajagi të kufizuar. Jam shpërndarë në disa pjesë, nëse mund të shprehem kështu…në shumë anë. Rreth profesionit, rreth familjes, rreth punëve të shumta. Së fundmi kam realizuar disa këngë të reja njëkohësisht…. Gjithashtu, pjesë e planeve të mia është edhe realizimi i një klipi, por që për shkak të kohës, dhe borës, na është dashur ta shtyjmë për pak kohë. Kemi vendosur që klipin ta realizojmë në ambient të hapur, kështu që ka mbetur të realizojmë në momentin kur të ofrohen mundësitë. Nuk është kjo kënga e vetme e realizuar tashmë. Kam edhe disa këngë nga kompozitor të ndryshëm. Gjithashtu jam e angazhuar edhe rreth disa xhirimeve të Vitit të Ri. E nga ana tjetër jam e angazhuar edhe në biznesin familjar. Ne kemi një zinxhir të dyqaneve “Llalloshi Couture”, i cili është dyqan i familjes sime. Jemi në bashkëpunim me një firmë shumë të njohur të fustaneve glamur “Terani Couture”, por në dyqanin tonë kemi edhe kreacione tonat të cilat vijnë në përputhje me shijet e klientëve. Tani, në prag festash edhe kërkesat po shtohen kështu që po mundohemi të jemi sa më afër klientëve. Gjithashtu është edhe angazhimi rreth vajzës që më obligon një angazhim shumë të madh. Tash ajo ka filluar të ecë, të flas madje u janë shtuar edhe kërkesat. Në asnjë moment asaj nuk i intereson se a ke apo nuk ke punë, ajo dëshiron t’i kushtojmë kohë, dëshiron të merremi me të, t’i flasim. Në momentin që Doa zgjohet nga gjumi do që t’i recitojmë diçka ose t’i këndojmë ndonjë këngë, por njëkohësisht është kënaqësi shumë e madhe… Tribuna Shqiptare: Të ndalemi pak tek krijimet muzikore të këtij fundviti…çfarë tekste keni sjell përmes atyre këngëve? Edona: Kryesisht janë tekste dashurie. Kompozitorë janë të ndryshëm dhe vijnë nga Kosova e Maqedonia. Mendoj që njërën nga këto këngë ta interpretoj edhe nëpër projektet e Vitit të Ri. Një këngë vjen me shumë ritëm. Është shumë e bukur. Kurse një tjetra është baladë. Por, është e rëndësishme që këngët t’i plotësoj edhe me klipe, sepse nëse nuk i realizon një klip, ajo po dëgjohet, por promovimi nuk po është i kënaqshëm. Transmetimi nëpër mediat tona po e bënë të vetën. Klipi po e bënë të vetën dhe kënga po e bënë të vetën. Po, tashmë nuk e kam këtë problem sepse falë bashkëpunimit të mirë me “EMF Creativa”, e cila njëherësh është edhe shtëpia ime, nuk do ta kem vështirë t’i realizoj ato. Këtu dua të falënderoj edhe motrën time Fjollën e cila çdoherë përkujdeset për dukjen time. Për çdo prezantim që unë kam, rregullohem tek ajo në sallonin “Fjolla & Sebi”. Tribuna Shqiptare: Jemi në kohë festash. Tashmë ngjyrat kanë mbuluar qytetin, qysh me përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Si ndjeheni zakonisht në kohë festash…në fundvit? Edona: E thatë edhe ju ‘është koha e ngjyrave!’ Mua më pëlqejnë dekoret shumë, pëlqej kohën e festave pa marrë parasysh a është ajo festë e jona apo diku tjetër. Vet fjala festë të lidhë me të bukurën. Por, në momentin e festave për neve me të vërtet është kaos i vërtet. Po lidhem këtu me krijimet, angazhimet profesionale por edhe angazhimet rreth dyqanit. Është një zhurmë shumë e madhe në të gjitha anët. Tribuna Shqiptare: Por, kur festohet zakonisht në familjen tuaj… cila është ajo festë që më shumë ju grumbullon në një rreth familjar, pa angazhime profesionale? Edona: Para se të bëhesha nënë, festat kryesisht i kam kaluar me fansat e këngës sime. Që nga paslufta, pothuajse në asnjë festë nuk kam qenë pranë anëtarëve të familjes sime. Asnjë drekë të Bajramit nuk e kam ngrënë me anëtarët e familjes, sepse ato ditë unë çdoherë kam udhëtuar. Por, në momentin që kam lindur DOA-n, kohën e menaxhoj ndryshe. Në momentin e parë që më mungon vajza dhe familja ime, nuk shkoj të këndoj askund. Tash i organizoj gjërat ndryshe. E sa i përket dyqanit, aty e kam ndihmesë shumë të madhe motrën time Aiden, dhe e kam shumë më të lehtë. E dua shtëpinë me plot fëmijë… Tribuna Shqiptare: Edona, na flisni pak për vajzën. Pohuat se ka nisur të ecë e të flas paksa. Sa po ia del të jeni gjithnjë përkrah dëshirave të saj? Edona: Të rrisësh fëmijë ish një gjë aq e mirë por edhe shumë interesante. Unë tashmë kam nis t’i përsëris gjërat që i kam mësuar si fëmijë. Kujtoj një fjalë të nënës sime kur thoshte : ‘unë gjashtë herë e kam kryer klasën e parë’. Na kemi qenë pesë fëmijë dhe vitin e saj, ha-ha-ha! Më përpara në mbrëmje kur jam shtri për të fjetur kam marr të lexoj diçka për vete, e tash në vend të saj marr një libër me përralla sepse Doa ka shumë dëshirë para se të flejë ti lexojmë e ti flasim. Çdo ditë e saj po shoqërohet me gjëra të reja, çdo dit po ndryshon, çdo ditë po sjell risi në shtëpinë tonë. Tribuna Shqiptare Këto gjëra a po ju shtojnë atë dëshirën dhe vullnetin që të ketë më tepër fëmijë në shtëpinë tuaj? Edona: Sigurisht! Unë jam rrit në një familje të madhe, me shumë motra dhe vëllanë tonë. Është ëndërr besoj e secilës femër, secilës grua e edhe e imja, për me pas më shumë fëmijë. Në të ardhmen sigurisht që do të ketë edhe fëmijë tjerë, por tani për tani nuk ka diçka të reja në këtë drejtim. Tribuna Shqiptare: Po bashkëshorti sa po gjen kohë të merret me vajzën? Edona: Të them të drejtën pa ndihmën e bashkëshortit definitivisht kisha me pas shumë të vështirë çdo gjë. Po e zëmë në pjesën kur unë udhëtoj dhe ndodhem jashtë vendit, krejt përkujdesjen ndaj vajzës e kryen bashkëshorti, sigurisht me ndihmën edhe të nënës sime, sepse edhe ai ka angazhimet e tij, punën e tij. Është shumë i djathtë…të ndihmon në çdo gjë. E falënderoj shumë edhe publikisht! Tribuna Shqiptare: Keni në plan të festoni me familjen në Edona: Qe dy vjet unë Vitin e Ri e festoj me familjen time. E këtë vit sipas të gjitha gjasave do të festojmë në Dubaj me bashkëshortin dhe vajzën. Do të udhëtojmë për disa ditë atje dhe besoj se do t’ia kalojmë shumë mirë. E pas kremtes së Vitit të Ri do të këndoj jashtë vendit. Unë gjithashtu jam më shumë e angazhuar nëpër dasma. Tribuna Shqiptare: Diçka për fund? Edona: Faleminderit shumë për intervistën! Njëherësh falënderojë lexuesit dhe fansat e mi dhe ju uroj festat e fundvitit të gjithëve duke ju uruar shëndet e mbarësi në jetë! Doa, çdo ditë po sjell risi në shtëpinë tonë “Të rrisësh fëmijë ish një gjë aq e mirë por edhe shumë interesante. Unë tashmë kam nis t’i përsëris gjërat që i kam mësuar si fëmijë. Kujtoj një fjalë të nënës sime kur thoshte : ‘unë gjashtë herë e kam kryer klasën e parë’. Na kemi qenë pesë fëmijë dhe vitin e saj, ha-ha-ha! Më përpara në mbrëmje kur jam shtri për të fjetur kam marr të lexoj diçka për vete, e tash në vend të saj marr një libër me përralla sepse Doa ka shumë dëshirë para se të flejë ti lexojmë e ti flasim. Çdo ditë e saj po shoqërohet me gjëra të reja, çdo dit po ndryshon, çdo ditë po sjell risi në shtëpinë tonë.” Së shpejti edhe me një klip “Së fundmi kam realizuar disa këngë të reja njëkohësisht…. Gjithashtu, pjesë e planeve të mia është edhe realizimi i një klipi, por që për shkak të kohës, dhe borës, na është dashur ta shtyjmë për pak kohë. Kemi vendosur që klipin ta realizojmë në ambient të hapur, kështu që ka mbetur të realizojmë në momentin kur të ofrohen mundësitë. Nuk është kjo kënga e vetme e realizuar tashmë. Kam edhe disa këngë nga kompozitor të ndryshëm. Gjithashtu jam e angazhuar edhe rreth disa xhirimeve të Vitit të Ri.”
(Tribuna Shqiptare)

Edona Llalloshi: E Menaxhoj Ndryshe Kohën Pas Lindjes Së Doa-S