>
BIOSHQIP

Edona Llalloshi: Përfitime Të Mëdha Edhe Këtë Vit

17-04-2013
Sapo ka nisur punën me projekte të reja, të cilat këngëtarja Edona Llalloshi gjatë muajit të ardhshëm do t’i plasoj në treg. Edhe pse nuk preferon të zbuloj më shumë rreth projekteve të reja, ajo na bënë të ditur se do të jetë një këngë e re e përcjellur bashkë edhe me videoklip, e përgatitur me shumë risi dhe veçori të saj.



“Tani për tani dua që projekti të cilin do ta plasoj gjatë muajit maj të jetë një befasi për adhuruesit e mi. Do të jetë një paraqitje e re e imja”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Edona përveç projekteve të reja muzikore, ajo vazhdon të jetë aktive edhe nëpër koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore brenda dhe jashtë vendit. Ajo që do ta dalloj këtë vit nga vitet paraprake është se do të jetë më shumë e angazhuar në ahengje të ndryshme gazmore për shkak të kontratave që ka bërë për sezonin e verës.



“Përveç koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore që kam për këtë vit, kam kontraktuar edhe shumë dasma e ahengje të ndryshme gazmore. Do të jetë një vit i imi me më shumë angazhime në këto ahengje që besoj se do të kaloj mirë”, shton ajo.

Edona përveç këngës, vazhdon të merret edhe me biznesin e saj privat, ku tashë e dy vjet familja e saj posedon atelien “Llalloshi Couture” në të cilën gjenden trendet e reja të veshjeve.



“Kohëve të fundit po jam shumë e angazhuar edhe në biznesin tjetër, në ‘Llalloshi Couture’ që tani kemi zgjeruar edhe më shumë këtë biznes. Uroj që suksesi im të tregohet edhe në këtë lëmi”, thekson ajo. Këngëtarja në fjalë na bënë të ditur se këtë vit do të ketë një përfitim mjaftë të madh si nga kënga ashtu edhe biznesi tjetër.
(Zëri)

Edona Llalloshi: Përfitime Të Mëdha Edhe Këtë Vit