>
BIOSHQIP
Biografia
Më datë 18 Qershor 2021, Egli publikon videoklipin "Adios". Muzika e këngës u punua nga Elgit Doda, ndërsa teksti u shkrua nga Egli Tako. Videoklipi u prodhua nga Fullmoon Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Elgit Doda.

Më datë 12 Mars 2022, Olsi Bylyku & EGLI publikojnë videoklipin "Do Ditë". Teksti i këngës u shkrua nga Olsi Bylyku. Videoklipi u prodhua nga Fullmoon Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Elgit Doda.

Në Maj 2022, Olsi Bylyku & Egli marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 22 me këngën "Do Ditë".

Më datë 6 Korrik 2022, Egli Tako publikon videoklipin "Si Dje". Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Elgit Doda & Olsi Bylyku kanë realizuar bashkë muzikën, ndërsa për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur Olsi Bylyku & Egli Tako. Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.

Më datë 12 Nëntor 2022, Egli publikon videoklipin "Pate", në bashkëpunim me Olsi Bylykun. Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Elgit Doda & Olsi Bylyku kanë realizuar bashkë muzikën, ndërsa për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur Olsi Bylyku, Egli Tako & Egli Tako. Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.