Më mbaj mend (për 1 muaj)

Egzon Ibrahimi - Plaka E Shkretetires Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  124



Një plakë e shkretë në rrugë kishte mbetë
këmbët po i digjnin nga zalli i nxehtë
trupi i ish lodhur prej një barre t'rand
kur një zë i ëmbel e thirri moj nanë

plaka e habitur i'a hodhi shikimin
n'atë ftyrë të panjohur e gjeti ngushllimin
ai zë që po i fliste me dashamirësi
në mes të shkretëtirës i solli freski

më lejo t'ndihmoj moj nanë e bekuar
me çanta te rënda që qenke ngarkuar
ndal ta marr atë barrë në duart e mia
jam si djali yt e po të çoj tek shpija

ky burr i panjohur plakën mallëngjeu
loti i dhembshurisë në sy i shkëlqeu
qofsh me nder gjithmonë plaka tha mor bir
se u prish dynjaja erdh kohë e vështir

Burri po dëgjonte, plaka po vazhdonte
n'shenjë falenderimi burrin e këshillonte
ki kujdes mor bir se mashtrohesh lehtë
ruju nga njeriu me emrin Muhammed

Se në vendin tonë ka shumë trubullira
e më nga e keqja s'dallohet e mira
ki kujdes prej tij e mos merr udhë tjetër
ai po i largon njerzit nga feja e vjetër

Burri me buzëqeshje, dëgjonte në heshtje
Zoti t'ruajt mor bir ty prej çdo të gënjeshtre
se pa ty në shpi s'kisha ardh e gjallë
veç kujdes nga ai që të t'fola më parë

Ai që m'këshillon ti ruhem kaq shumë
ah moj nanë e mirë Muhammedi jam unë
në faqet e plakës loti rrugën mori
fjala më e bukur nga zemra i doli

La il-lahe il-lallah Muhammed resul-lullah
Muhammed resul-lallah plaka tha plaka tha
La il-lahe il-lallah Muhammed resul-lullah
Muhammed resul-lallah plaka tha plaka tha


Ky tekst u dërgua nga elma



Egzon Ibrahimi
Renditja: Top 200
Publikimi: 28/10/2015
Muzika: Fatmir Muja
Teksti: Fatmir Muja
Orkestrimi: Artan Mezini (Arti Rec)


Egzon Ibrahimi - Plaka E Shkretetires
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Plaka E Shkretetires".
3. Video është e këngës "Plaka E Shkretetires", por nuk këndohet nga Egzon Ibrahimi.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Egzon Ibrahimi:


Komente 0