>
BIOSHQIP

“Meraklike” Nga Egzon Pireci, Favorite Për Këtë Verë

04-08-2015
Njëri ndër zërat më të fuqishëm të “The Voice of Albania 2” në vitin2012, padyshim që ka qenë edhe i riu nga Prishtina, Egzon Pireci. Ai nuk u ndalë me aq, më pas solli bashkëpunimin i tij me këngëtaren nga Shqipëria Rozana Radi,“Forever”, e që u pritë shumë mirë nga fansat e dyshes.

Edhe këtë verë Egzoni, u kthye fuqishëm për fansat e tij. Së fundmi ai ka publikuar këngën “Meraklike”, tekstin dhe Melodinë e të cilës ika bërë vetë këngëtari, aranzhmanin Hekuran Krasniqi, rexhia Rifat Smani, ndërsa video nga Bug Production.

Në një intervistë për Indeksonline, Egzoni ka thënë që deri më tash, që nga publikimi i këngës është ndarë shumë i kënaqur me përkrahjen e simpatizantëve të tij.

“Pas lansimit kënga ka filluar mu pëlqye prej simpatizueseve të mi e kam parë që është shpërnda në rrjete sociale dhe unë i falënderoj të gjithëve për përkrahjen e tyre që po ma japin në çdo projekt”, është shprehur Egzoni.

Ndërsa sa i përket talenteve të rinj, e që janë të shumtë në numër. Egzoni ndan mendimin që ata meritojnë të jenë pjesë e skenës.

“Sa i përket kësaj, ka talent të rinj që e meritojnë me qenë pjesë e skenës dhe pse jo me arrit me depërto po në të njëjtën kohë edhe me paraqit vlerat e muzikës ashtu siç ata dinë më së miri”, ka thënë këngëtari.

E për të gjithë fansat e Egzonit, ai kohëve të fundit ka treguar që është i angazhuar me koncerte dhe me dasma.

“Jam shumë i angazhuar edhe në koncerte edhe me darsma, dje isha ne Gjilan e nesër jam në Prizren. Gjithashtu do të performojë edhe në koncertin e “Ditëve të Diasporës””, ka përfunduar Egzoni.

Përndryshe pjesë e këngës “Meraklike” është edhe kampioni i kik boksit Zyber Rudaj derisa kënga po vazhdon të pëlqehet nga fansat të cilët e kanë vlerësuar si hit të kësaj vere.
(Indeksonline)

“Meraklike” Nga Egzon Pireci, Favorite Për Këtë Verë