Më mbaj mend (për 1 muaj)


Egzon Pireci: “Nuk Po Ndalem...”


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  6
[18-04-2014]
Egzon Pireci, artisti i ri i cili po punon mjaft shumë kohëve të fundit për të hyrë në treg, ka rrëfyer ekskluzivisht për teksteshqip disa nga projektet e tij më të fundit. Egzoni së fundmi lansoi videoklipin më të ri "Forever" në bashkpunim me Rozana Radin, të cilin Egzoni e konkretizoi si të sukseshëm. Për detajet e tjera na flet vetë Egzoni në vazhdim...

TeksteShqip: Egzon, jeni mjaft i angazhuar së fundmi në muzikë? Si po të ecën karriera si një artist i ri?

Egzon: Është e vërtetë se jam shumë i angazhuar në muzikë kohëve të fundit, gjë që e falenderoj Zotin për vullnetin që më ka dhënë, dhe çdo gjë po ec mirë mendoj në rrugë të drejtë dhe të duhur.

TeksteShqip: A është e vështirë të depërtosh në treg?

Egzon: Mendoj që është vështirë të gjindesh në këtë treg të komplikuar, gjë që secili këngëtar i ri mundohet të gjej vetën këtu "në këtë treg", por mendoj që me një stil unik, me repertuar të veçantë, dhe me bashkpunëtorë të duhur mund të ngritesh dhe të depërtosh, çdo gjë arrihet me punë, me vullnet dhe me synim të drejtë dhe të pastër për të ardhmen.



TeksteShqip: Para një muaji keni publikuar edhe videoklipin tuaj më të ri "4ever" në bashkpunim me Rozana Radin? Sa mendon se pati sukses?

Egzon: Mendoj që bashkpunimi im me Rozana Radin ishte mjaft i suksesshëm ku njashtu një gjë të tillë e prisnim, pasi që punuam shumë në këtë projekt dhe u munduam që të dalë më e mira për këtë këngë dhe për këtë videoklip, duke marrë parasysh komentet dhe opinionet nga publiku dhe nga shumë kolegë të mi artist, unë e klasifikoj si një projekt shumë të suksesshëm, ku një falenderim i veçantë shkon për kompozitorin e këngës Kushtrim Hajrullahun që e bëri këngën aq të bukur, dhe Max Production për videoklipin që ju përgjigjen të gjitha kërkesave tona se si dëshironim të ishte videoklipi.

TeksteShqip: Cilat janë projektet e tua të ardhshme?

Egzon: Tani do të vijë dhe një këngë e re dhe një bashkpunim tjetër i imi me një këngëtare shumë të madhe, me një vokal shumë të fuqishëm të skenës shqiptare, ta shohim përfundimi si do të dal për shkak se ende jemi në fazë të punës dhe akoma nuk është definuar çdo gjë, po e presim deri sa të dalë videospoti dhe shpresoj të pritet shumë mirë dhe të vlerësohet ashtu siç ne dëshirojmë dhe mundi e puna jonë të dalë në pahe, por ia lëmë kohës.

TeksteShqip: Ju njohim nga "The Voice"? Çfarë do të mbani mend nga ajo eksperiencë?

Egzon: "The Voice" ishte një eksperiencë mjaft e bukur e jetës sime, ishte arma më e fortë dhe më shtytse që mua më hapi rrugën që të plasohem në tregun tonë muzikor, duke i falenderuar Producentët e The Voice për mundësinë, trajnerin Sidrit Bejlerin për mësimet vokale dhe profesionalizmin e tij artistik që tregoi me mua dhe me gjithë konkurentët e tjerë, po mendoj që ishte tepër e bukur, për aq kohë sa isha në "
The Voice arrita aq shumë, po të mos isha në Voice ndoshta do më duhej që ti bëja 20 këngë, 20 videoklipe dhe nuk i dihej se a do kisha arritur deri tek njoftimi me publikun, por me ndihmën dhe promovimin që The Voice më bëri mua si artist i ri, unë arrita të plasohem lehtë në tregun muzikor.



TeksteShqip: Jeni i angazhuar me koncerte?

Egzon: Jam shumë i angazhuar me koncerte dhe me mbrëmje muzikore këto kohë pasi që unë kam një bend timin që bëjmë muzikë live nëpër shumicën e klubeve në Kosovë dhe më gjërë dhe ngado që po shkojmë po pritemi jashtzakonisht mirë, gjë që i falenderoj dëgjuesit e muzikës sonë dhe të gjithë përkrahësit tanë, unë gjithashtu jam i angazhuar dhe në studio si tekstshkrues ku shkruaj për vete dhe për shumë këngëtarë të tjerë.

TeksteShqip: Po nga jeta private? Egzoni është "single" ?

Egzon: (Qesh), jam Singel dhe njëherë nuk kam ndërmend të merrem me punën e dashurisë, për shkak që me shumë dua të jem i angazhuar në muzikë dhe në studime ku jam student i fakultetit juridik në vitin e katërt në Universitetin e Prishtinës, këto janë arsyet pse akoma jam Singe, por kur do që vjen kismeti mirësevjen.

TeksteShqip: Keni marrë pjesë në "Kënga Magjike", do të merrni pjesë sërish në ndonjë festival tjetër?

Egzon: Mua më pëlqejnë festivalet, unë kam qenë dhe pjesë e Top Fest 8,9,10, dhe këtë vit ishim gjithashtu dhe gjysmefinalist i Këngës Magjike në duet së bashku me Hekuran Krasniqin, kam dëshirë të jem përsëri në Kengën Magjike të këtij viti dhe të shikojmë nëse do bejë ndonjë këngë që është e duhur për këtë festival, atëherë pse jo?



TeksteShqip: Egzon, faleminderit që pranove ftesën të ishe në intervistë? Për fund dëshironi të shtoni diçka....

Egzon: Ju falenderoj juve për këtë intervistë , ishte vërtetë kënaqësi, ju përshëndes përzemërsisht dhe ju dëshiroj shumë suksese, e dëgjohemi përsëri për intervista tjera dhe projekte të rradhës.
 (Teksteshqip.Com)

      Egzon Pireci - Forever (Feat.Rozana Radi) [Teksti dhe Klipi]


Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet