TEKSTESHQIP

Eki-Nox
1244 Vs 2'000'000
Lyrics

Welcom – Bienvenue – Mirësevini !! Edhe pse ketë t'fundit se tung t'parë se keni. Mirësevini !! N'regjionin e sorrave, edhe ni sakat ma shumë si krah e vorrave, qorrave, qi kapen për katërshifrorshin; veç para, e koqet si rezultat mi korrshin. Tas mos m'ndigofshin t'kqit kryet ua rrofshin, mos m'pranofshin t'izolum neper bare kopshin. Ndërtoma ti mu kopshtin e dashurisë, t'mirkuptimit e t'shumë etnisë. E si zog këngëtar mos ta kom mô qyqen as korbin po kanarinën, kom nevojë për ajër e ujë t'pastër se kanalet po m'nxinen; besomë po m'djeg penisi kur pe boj urinën ! Lloç pom zhytet plisi tu e shëtit Prishtinën si ankesë me pamje t obiliqit ta qoj kartolinën...

...“A“ për Gjibraltar ekspres qe t'vjen meniher e pranon ti e merr se për sherr ti je fer shumë larg po mendohet qe na ktu me mbet n'terr mister ti prap daku se t'kom jaran e haber. Shkojm n'Kukri Bar e takohem me clasen ID aty na mirëpresin Liza dhe Kllajdi. UN - 3 qeveri, UN rrymë 3 me 3
E UN mbes anomali me shumë etni. Hi, edhe pse e di qe s'm'don prap me ty rri veç për shki qi m'kan bo hi niher s'du me ndi, m'fal ?! Si ndërkombëtar që kombëtaren shet asi qi boten e sheh si komplet s'je vet, pa kufi, pa shtet, si mahall shyhret, jo si mut vetjak për ni planet toilet. E ti rri krenar brenda katër shtyllave po jetoi n'paqe veç po i ruhna zhylave.

E mar ni shall e lidhi n'fyt e bohna marshall, e mar ni hall seriozisht mos me lon batall shumë hall më zo t'holl mos pall o tip me shkollë po n'vënd t'alkoholit kape haje ti ni moll; se jom lodh, e s'jom i vetmi n'ket temë qi thras, kom motiv e shkas për çka flas e pozitiv bërtas e sipas fjalëve pas shiut dielli dot godas n'ftyren tonde per gaz, pse ti je rrzu, un nuk rrshas. Tash jepi gaz, pak para e shumë mbas se ski passe-word n'doganen teme je i thjesht t'ka lshu fati, sje mo i madhi s'je i ATI ski mo vler, t'ka lashu takati, se du ndihmen tonde ma mir pa ty punoj me shati. Me kohë u ngiva me qka ndiva veç pak pa plas shkova n'WC krejt i dhiva, u shkriva ty u marr me arkiva e simbola qi ma shumë shohin vlerë n'çmime e n'Shen Pola

S'jom “Kobaj” për “Cowboy” t'thom “Bey Bey jom “Bad Boy” 1-2-4-4-shit frekuencat qekiq ia ndrroi. Rezolutë pa rezultat, kushtetutë me kusht sakat, kornizë pa kurrë ni send pije do scoch e shuj rri n'vend se un jom çka jom e ti ktu veç flenë e han edhe nëse je doktor nuk vlen sa ni çoban, ndoshta je edhe bashkëkombas me Gjingis Khan e ktu ndihesh si “Big Man” për rregull human; mu m'sheh si trillan si mision Unmikistan asi qi gjakos t'kqi si n'gazimistan. M'vejn mire kur budalla m'thot shuj se je idiot ok imzot qi po t'doket vetja sot se edhe dje si kep mi ke mbush sytë me lot, po s'du fjal po punë sot se ksi si ti vin e shkojnë, “ladrojnë”, gjobitin dënojnë, mizerjen ma shtojnë, plumbat zemra shkojnë dhe ... hetimet vazhdojnë ?!