>
BIOSHQIP
Biografia
Ekrem Gj. (Ilir Pruthi) është reper Shqiptarë me prejardhje nga Prishtina, Kosova, me vendbanim në New York, Sh.B.A. Prej vitit 2011 është baba i djalit ma të dashtun n’botë, Leonit, ndërsa i martuar me femnën perfekte. Përndryshe, me profesion Ekremi është teknologjist dhe muzikën e ka hobi të pazëvendësueshëm.

I lindur në verën e vitit 1984, Ekrem Gj. është rritur në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Ekrem Gj. ka qenë student në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë. Para se të mbaroj shkollën fillore, Ekremi me prindër kan vizituar Nju Jork, Sh.B.A. dhe pas 3 javësh ka filluar bombardimi i Serbisë nga NATO. Si rezultat, Ekrem Gj. ka vazhduar të jetoj në Nju Jork.

Ekrem Gj. e ka kryer shkollën e mesme dhe fakultetin në Nju Jork. Fakultetin e ka kryer në Pace University në drejtimin “Information Systems” (major) dhe “Business” (minor).

Prej moshës t’re u marrë me dizajn kompjuterik, muzikë edhe n’shkollë ka msu sa mos me thon. Bile disa her’ ka fitu n’gara shkollore e komunale e rrethi prej qat’her e kan marrë Ekin si t’meqëm — hahaha krejt i kom bo budallë! Fillimisht i inspirum pi kongës “Një Ditë do të Jetë më Mirë” (Ritmi i Rrugës), Ekremi nisi rrugën e repit Kosovar. Nuk shkon gat’ dhe merr pjesë me ni party t’organizum n’kafiqin “Daily” (ngat Queens-it). Ma vonë organizohet Rap Festivali i 1-rë n’Dodonë (në vitin 1997). Si pjesëmarrës, Eki fiton venin e 2-të (a 3-të nashta) n’kit festival edhe grupi i tij, “Jetë e Shuar”, fillon me bo nam. N’kit kohë, Ekremi e pat kompletu edhe albumin me 7-8 kang (n’kaseta 40-minutshe tyniher) por gjendja politike në Kosovë u keqsu edhe Ekit ja vjedhin t’gjitha materialet e albumit — i vetmi sen qe met osht 1 kasetë me kongt e albumit. Ajo kasetë hala osht n’ekzistencë edhe ngohet 2-3 her n’vit 1 her n’2 vjet pi nostalgjisë.

Mas ni pauze 2-3 vjeqare prej 1998 deri 2000, Ekremi i kthehet muzikës si producent n’zhanrin pop-folk ku bashkpunon me këngtar popullor. Prapseprap repi thërret. N’verën e vitit 2002, Ekremi e realizon 1 album që nuk e publikon kurr. Kit album e ka si dhuratë pi hapave t’parë transformativ të personazhit “Ekrem Gj.” Pas ktij albumi, hin n’rrjedha t’repit si reperi i parë Shqiptarë që haptas i dissirat reperat tjerë për mangsitë e tyne. Përkundër negativitetit qe e rrethon personalitetin e Ekrem Gj., komuniteti i reperave Kosovarë e mirëpret Ekremin dhe stili i tij shpejt integrohet n’kulturën e repit Shqiptarë.

N’të njejtin harq, Eki bashk me Da Ghost dhe K-Master krijon label-in “Infinit Records” n’vitin 2003. Ky hap osht rezultat direkt i famës mrena natës që Ekremi, Da Ghost, dhe K-Master e bonën me dissat “Ky Sen” dhe “Ju Kemi Sos”. Prej vitit 2003 e knej, Ekremi ju ka nimu shumë djemve e qikave me nisë karierë n’rep si repera e producenta. Do pi ktyne njerzve sot ja jon t’famshëm ja jon n’burg ja tu zdralav najkun.

Mas ni kohe edhe plot muhabeteve me antarë t’Infinit-it edhe veteran n’rep, Ekremi krijon label-in e vet “Infusa Music” n’fundvitin 2005, t’cilin sot e asaj dite e udh’heqë pa pikë njerse.
Projektet Momentale

Eki nuk ka kohë mu marrë me rep qaq shumë por qat kohë qe e gjen e shfrytzon me killav repin her’ mas here. Momentalisht osht tu punu n’albumin/mixtape “Shqip-Hop n’Gjuma” ku qdo t’premte del ka 1 kong prej ktij mixtape-i. Ky mixtape pritet me zgatë dikun 20 javë e kur kryhet masnej vazhdojn projektet tjera.

Projekte tjera qe jon’ tu u punu jon albumi i 1-rë kolaborativ i “Infusa Music” me emnin “Shqip-Hop”. Përveq muzikës, Eki poashtu merret me biznis se pi muzikës s’ka buk. Eki nuk ka plane me njekë repin apo muzikën për seriozisht po kjo virane ish ma zi se droga!

Pi moshës t’re u marrë me dizajn kompjuterik, muzikë edhe n’shkollë ka msu sa mos me thon. Bile disa her’ ka fitu n’gara shkollore e komunale e rrethi prej qat’her e kan marrë Ekin si t’meqëm — hahaha krejt i kom bo budallë!
Fillimisht i inspirum pi kongës “Një Ditë do të Jetë më Mirë” (Ritmi i Rrugës), Ekremi nisi rrugën e repit Kosovar. Nuk shkon gat’ dhe merr pjesë me ni party t’organizum n’kafiqin “Daily” (ngat Queens-it). Ma vonë organizohet Rap Festivali i 1-rë n’Dodonë (në vitin 1997). Si pjesëmarrës, Eki fiton venin e 2-të (a 3-të nashta) n’kit festival edhe grupi i tij, “Jetë e Shuar”, fillon me bo nam. N’kit kohë, Ekremi e pat kompletu edhe albumin me 7-8 kang (n’kaseta 40-minutshe tyniher) por gjendja politike në Kosovë u keqsu edhe Ekit ja vjedhin t’gjitha materialet e albumit — i vetmi sen qe met osht 1 kasetë me kongt e albumit. Ajo kasetë hala osht n’ekzistencë edhe ngohet 2-3 her n’vit 1 her n’2 vjet pi nostalgjisë.
Mas ni pauze 2-3 vjeqare prej 1998 deri 2000, Ekremi i kthehet muzikës si producent n’zhanrin pop-folk ku bashkpunon me këngtar popullor. Prapseprap repi thërret. N’verën e vitit 2002, Ekremi e realizon 1 album që nuk e publikon kurr. Kit album e ka si dhuratë pi hapave t’parë transformativ të personazhit “Ekrem Gj.” Pas ktij albumi, hin n’rrjedha t’repit si reperi i parë Shqiptarë që haptas i dissirat reperat tjerë për mangsitë e tyne. Përkundër negativitetit qe e rrethon personalitetin e Ekrem Gj., komuniteti i reperave Kosovarë e mirëpret Ekremin dhe stili i tij shpejt integrohet n’kulturën e repit Shqiptarë.
N’të njejtin harq, Eki bashk me Da Ghost dhe K-Master krijon label-in “Infinit Records” n’vitin 2003. Ky hap osht rezultat direkt i famës mrena natës që Ekremi, Da Ghost, dhe K-Master e bonën me dissat “Ky Sen” dhe “Ju Kemi Sos”. Prej vitit 2003 e knej, Ekremi ju ka nimu shumë djemve e qikave me nisë karierë n’rep si repera e producenta. Do pi ktyne njerzve sot ja jon t’famshëm ja jon n’burg ja tu zdralav najkun.
Mas ni kohe edhe plot muhabeteve me antarë t’Infinit-it edhe veteran n’rep, Ekremi krijon label-in e vet “Infusa Music” n’fundvitin 2005, t’cilin sot e asaj dite e udh’heqë pa pikë njerse.

Në vitin 2004, Ekrem Gj publikon albumin "Njery Që Jeton N'rimë".

Në vitin 2005, Ekrem Gj publikon albumin "The Lost Product".

Në vitin 2006, Ekrem Gj publikon albumin "Extape Vol. 1".

Në vitin 2008, Ekrem Gj publikon albumin "Prishtina Thërret".

Në vitin 2008, Ekrem Gj publikon albumin "Bonu Mc".

Më datë 14 Korrik 2009, Ekrem Gj publikon videoklipin "Ta Hekim Flamën", në bashkëpunim me G-Fighter & Japan.

Në vitin 2010, Ekrem Gj publikon albumin "Shqip-Hop N'gjuma".

Në vitin 2012, Ekrem Gj publikon albumin "Hakmarrje".

Në vitin 2012, Ekrem Gj publikon albumin "Hakmarrje 2".

Në vitin 2014, Ekrem Gj publikon albumin "Hakmarrje 3".

Në vitin 2015, Ekrem Gj publikon albumin "Hakmarrje 4".

Në vitin 2016, Ekrem Gj publikon albumin "Hakmarrje V".

Më datë 23 Tetor 2020, Ekrem Gj publikon videoklipin "Look B".

Në vitin 2020, Ekrem Gj publikon albumin "Extape, Vol. 2".

Më datë 12 Mars 2021, Ekrem Gj publikon videoklipin "N'tavoline".

Më datë 4 Shtator 2021, Ekrem Gj publikon videoklipin "Për Ty", në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun.