TEKSTESHQIP

Eldis Arrnjeti
Lutem
Lyrics

Koha ndaloi një moment
Në sytë t’mi
Kur pash portretin tënd
Në syt` e tij

Diçka m`u shemb përbrenda
S’di çfar` por s`ka rënd`si
I ngjirur thërras
S`më dëgjon k`të e di

Merre jetën time, jetoje,
mëkate plot
Merre se s`më duhet,
tepër ndihem në k`të botë

Lutem sot në Zot
T’mos kem më shpirt
Dita i lutem mos t`zbardh`
nata të mos ketë dritë
Lutem mos t`ket` hënë, sepse ty t`kujtoj
Tretem n`kujtime, lutem të të harroj

Pse nuk perëndon dot
Kjo ndjenjë që me vret çdo ditë
Ti s`meriton as të urrehesh
Vet` djalli të ka frikë

Merrma jetën time, jetoje,
me mëkate plot
Merrma se s`më duhet,
tepër ndihem në k`të botë

Lutem sot në Zot
T’mos kem më shpirt
Dita i lutem mos t`zbardh
nata të mos ketë dritë
Lutem mos t`ket` hënë, sepse ty t`kujtoj
Tretem n`kujtime, lutem të të harroj