>
BIOSHQIP

Fustani I Elhaida Danit, Më I Miri Në Eurovision

08-06-2015
Ishte nisur me bagazhin e fustaneve të stiluar nga kreatori kosovar Valdrin Sahiti, e si duket pati shumë sukses. Është kjo Elhaida dani e cila përfaqësoi Shqipërin në Eurovision me "Im Alive". E kur jemi tek festivali, portali i njohur "Ëiëiblogs" i dedioket 100% festivalit.



Ky portal gjithashtu në bashkpunim me shumë analistë ka bërë edhe selksioimin e veshjeve më të mira në parakalimin e këngëtarëve në tapetin e kuq të Eurovisionit. Në vendin e parë sipas sondazheve u radhit Elhaida me fustanin e verdhë në të cilin kishte parakaluar në tapet. E sigurisht që meritat për këtë i ka Valdrin Sahiti.



Kujtojmë që vitin e kaluar Shqipëria u nderua me çmimin për veshjen më të mirë nga vetë organizatorët dhe analistët e festivalit. Fjala ishte për veshjen e këngëtares Hersi Matmuja në gjysmëfinale e cila ishte dizajnuar nga dizenjatorja e famshme kosovare Blerina Kllokoqi Rugova.



Vetëm se vitin e kaluar Shqipëria u shpall për veshjen më të mirë në skenë, jo në tapetin e kuq.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Fustani I Elhaida Danit, Më I Miri Në Eurovision