>
BIOSHQIP

“I’am Alive” Nga Elhaida Dani, Aktualisht Në 5 Këngët Më Të Klikuara Të Eurovisionit

19-03-2015
Kënga "I'm Alive" po pëlqhet mjaft shumë nga publiku, kjo pasi ajo ka arritur të jetë një ndër këngët më të pëlqyera të momentit të festivalit EuroSong.

“Dielli ka vdekur, por Elhaida Dani është gjallë!” Kështu nis shkrimi i faqes online WiWiBloog, e cila përcjell hap pas hapi festivalin e Eurovisionit.

"I'm Alive" rradhitet e 4-ta për nga klikimet në youtube, duke lënë anash edhe shtete e fuqishme. Videoklipi i këngës i punuar nga produksioni shqiptar Pro Video, ka marrë komente tejet të mira nga publiku.

Ja lista e 5 këngëve më të shikuara:

ANGLIA – Electro Velvet – Still in Love – 855.403 shikime
RUSIA – Polina Gagarina – A Million Voices – 671.481 shikime
ARMENIA – Genealogy – Face The Shadow – 518.038 shikime
SHQIPËRIA – Elhaida Dani – I’m Alive – 478,485 shikime
BELGJIKA – Loïc Nottet – Rhythm Inside – 189.789 shikime
(B.A/Teksteshqip.Com)

“I’am Alive” Nga Elhaida Dani, Aktualisht Në 5 Këngët Më Të Klikuara Të Eurovisionit