>
BIOSHQIP

Elhaida Dani, Shkëlqen Në Tapetin E Kuq Të Eurosong-Ut

18-05-2015
Këngëtarja Elhaida Dani ka shkëlqyer dje në tapetin e kuq të festivalit europian "Eurovision 2015" në ceremoninë hapëse të tij.

Ajo ka parakaluar në këtë tapet me një veshje të stiluar nga Valdrin Sahiti, e që ishte një fustan i gjatë dhe i verdhë.

Bashkë me Elhaidën protagonist në parakalimin e këtij tapeti kanë qenë edhe dy producentët e njohur Zzap & Chriss.

Këngëtarja shqiptare do të performojë nesër në Vienë këngën "I'm alive" në natën e parë gjysmëfinale të këtij edicioni dhe pritet më pas nëse do të kualifikohet për në finale.











(B.A/Teksteshqip.Com)

Elhaida Dani, Shkëlqen Në Tapetin E Kuq Të Eurosong-Ut