>
BIOSHQIP

Elida Kryeziu Rikthehet Fuqishëm

04-09-2011
Ka kohë që këngëtarja jonë Elida Kryeziu Hoti nuk është parë me ndonjë projekt të ri muzikor. Por tani ajo ka përgatitur befasi për publikun në mënyrë që ta kompensoj kohën e humbur.

Ajo së shpejti do të sjellë në treg tri këngë të reja të cilat është në përfundim të punës së tyre. Elida në intervistën dhënë ‘Zëri"-t, ka treguar për arsyet e mungesës së saj në skenë dhe për çdo gjë tjetër.

Elida ka kohë që s'ju kemi parë në skenë, ku janë arsyet?

Puna e përhershme dhe e përditshme në "Filarmoninë e Kosovës" si dhe përgatitja ime për koncertin përfundimtar të magjistraturës kanë bërë që unë të mos paraqitem në skenë me ndonjë projekt të ri muzikorë. Kam qenë mjaftë shumë e angazhuar dhe kështu që tani jam më e lirë.

Çfarë ke përgatitur për adhuruesit?

Jam në përfundim e sipër të tri këngëve të reja, që janë me zhanre zbavitëse, ku mendoj që njëra prej tyre do të ketë edhe videoklipin. Ndërsa dy të tjerat do t'i lansoj në programet e Vitit të Ri.

Kënga me videoklip do të dalë shumë shpejtë në treg, ndërsa këngën e tretë jam duke e punuar pak më ngadalë për shkak se po kam edhe angazhime të tjera ditore, siç e thashë edhe më lartë. Ndërsa e kam në plan edhe një duet të ri, me njërin nga këngëtarët e estradës sonë, mirëpo tani për tani nuk kisha dashur të zbuloj më shumë, le të jetë surprizë për publikun tim.

Me kë keni bashkëpunuar kësaj radhe?

Dy këngë i kam të kompozuara nga Shpëtim Saraqi, që janë këngë të vjetra qytetare por të përpunuara. Ndërsa një këngë tjetër e kam nga Dj. Cimi me të cilin jemi duke bashkëpunuar më gjatë.

A i keni përfunduar pushimet verore?

Pushimet verore i kam përfunduar qysh në muajin korrik. Ishte koha shumë e nxehtë por e këndshme dhe për shkak të djalit ishim të detyruar të shkonim më herët. Por kemi planifikuar që kah mesi i shtatorit të bëjmë edhe një pushim të shkurtër.

Keni ndonjë plan konkret për të ardhmen?

Përveç magjistraturës që synoj ta përfundoj. Do të jem pjesëmarrëse edhe në disa koncerte të muzikës klasike. Por me qenë se planet dhe gjërat më ngadalë po realizohen se sa unë që planifikoj, nuk kisha dashur të jap detale të gjëra pranë respektit tim të madh që kam ndaj adhuruesve dhe lexuesve të gazetës më të mirë në vend "Zërit".
(Kastriote Bajrami)

Elida Kryeziu Rikthehet Fuqishëm