>
BIOSHQIP

Elida Kryeziu I Rikthehet Skenës Muzikore

15-12-2012
Këngëtarja Elida Kryeziu ka vendosur t'i rikthehet skenës muzikore pas një pauze të shkurtër. Ajo aktualisht është duke përgatitur dy projekte të reja muzikore, të cilat do ti prezantoj gjatë muajve të ardhshëm.

Sipas këngëtares këngët do të jenë të stilit të Elidës dhe do të lansohen bashkë me videoklipe. "Kam bërë një pauzë në skenën muzikore, për shkak të rritjes së foshnjës dhe tani kam vendosur të rikthehem tek publiku im.

Ende nuk mund të flasë shumë rreth projekteve muzikore për shkak se jemi në fazën e përgatitjes dhe sapo të jetë çdo gjë gati do të flasë më gjerësisht. Uroj që këngët e mia të vazhdojnë të pëlqehen në publik", ka thënë ajo.
(K. Bajrami / zeri)

Elida Kryeziu I Rikthehet Skenës Muzikore