>
LETERSISHQIP

Si Nuk Kupton!

Kujtohu ti o njeri
Ditët dhe vitet
Kaluarën në errësirë
Kohën e mjegulltë.

O ti njeri i mençur
Si nuk kupton
Kjo jetë është e shkurtër
Si momenti në kohë.

Vrapon dhe haron
Fiton dhe përfiton
Zgjedh por nuk zgjidh
Poentën jetë.

Je shumë i vyer thojnë pakëz besnik
Me familje të ndershme !
Por ngadal dhe qetësohu
Ndihmo të mjerët o ti njeri.

Kan nevojë për dorën tënde
Ate të mirësisë
I nderuari zotëri i dyshimt
Kupto.

Elif T Spahiu
Prizren

DËRGOI: