>
LETERSISHQIP

Mbretëresha

Gracioze dhe e lehtë
Në lëvizje autoritative
Përhap frymë dhe aromë
Shumë femërore.

Ulur në tavolinën kryesore
Flakëron bukuri dhe sfidë
Magjepëse në shoqëri
E privilegjuar në bisedë.

Fjalët e matur
Sytë të mprehtë lotuese
Buzët me ngjyrë natyral
Hijeshojnë këtë mrekulli.

Sensi për humor
Veshur si mbretëresha e oborit
Len përshtypje
Se je në pallat perandorak.

Udhëheq me bisedën
Nuk lejon mburrje dhe diskriminim
E qetë dhe e butë
Ndihesh si në botën e shtatë.