>
LETERSISHQIP

Mjeran

I lëkundur në vendime
Dobët në sygjerime
Postin e rëndësishëm
Drejton ky gondolier.

Mjerani ky i shkretë
Humbur në lojën e hazardit
I rastësishëm në këtë
Nepotizmi mbërthen.

Kërkon rrugën në koridor
Daljen nga ky rol
I prangosur në mëkat
Sfidon edhe drejtësinë.

Simulon diturinë
Duke vërë gishtin në kokë
Me syze të mësimdhënësit
Ashtu i është dirigjuar.

elif t spahiu prizren