>
LETERSISHQIP

Zonja

Njerëzit e dhënë
Pas botës mashtruese
Në fund kur hapen sytë
Koha ka shkelur.

Zonja jonë e dashur
Me diapazon të kristaltë
Fëmijët libri dhe koha
Janë qëllime parësore.

E udhëzuar në jetë
Nga letërsia europiane
Pasuruar
Nga libri më i lexuar në botë.

Tavolina e vogël
Syzet me dioptri të lartë
Telefoni i saj cingërrues
Pasuria e botës moderne.
prizren