>
LETERSISHQIP

Muret E Larta

Përkujtojnë kohërat e zbehta
Fryma dhe jeta ajrojnë
Vetë frymohem në këtë neveri
Rezervati është këtu.

Janë mure të larta
Brenda një botë e vogël
Mbuluar pandërprer me mjegull
Ndan jetën larg tashmes.

Ç ’ kuptim ka kjo
Shputat e vogla të fëmijëve
Hapësirat e gjëra pas mureve
Fshehin pafundësinë
Zbërthimet e fundit demokratike.

Mbulojnë hapësirën me premtime
Edhe dy kushte duhet plotësuar
Janë simptome të përafruara
Ndërmjet shkopit dhe karotës.