>
LETERSISHQIP

Vikendi Në Prizren

Vura kokën në jastuk
Gjumi larg e më larg
Imagjinoja qytetin e lidhjes
Që kurrë se kisha parë.

Fjalët e buta
Sytë të përlotur
Kështu e mbaja në mend
Lokën duke folur.

Fryma e fundit e saj
Ofshan ah...kasaba
Ktheu kokën kah lindja
Prizreni i saj i dashur.

Qendra merr frymë ndryshe
Se ç’ kisha mësuar
Lotin e fshiva
Që pikon për kasaba.

Tani kuptoj
Të dridhurat e zërit
Në oxhakun tim
Kur bisedonin për xhevahir.
prizren