>
LETERSISHQIP

Jeta Në Zbrazëtirë

Fishkëllon bilbili në degë
Afër degëlumi në egërsi
Askush nuk ndëgjon këtë mrekulli
Të natyrës nënë.

Zbrazë qielli tërë mllefin
Në milingona të panumërta
Ato tërhiqen vdekjes në vetmi
Në intimitetin e fshehtësisë.

Rrënues i bukurisë
Fluturuesit ushtarak në det
Urrejn dhe shkelin
Natyrën nga largësia.

Tërë kjo pakuptimësi
I kryeneqësisë dhe dobëtsisë
Tipar i përhershëm
I vallëzuesët këmbëputhës mesjetar.

Qanë gjelbrimi qanë dita
Vuan natyra vuan njerëzia
Shkatërrohen uji nga perandoria
Varfanjakët e gjorë shemben nën rrënoja.


elif t spahiu prizren