>
LETERSISHQIP

Tokëzoi

Papritmas në strehën e parajsës
Si stuhia e rërës
Hyri në poret e bukurës jetë
Ai i ëndrruari i ëndrrës.

Në gjoksin përvëlues
Gjeti hanxhiun dhe mbështetje
Varg i perlave
Baroni im.

Zgjata dorën të të preki
Në hapësirën e zbehtë
Me zë të dridhur thirra
Ushtima u ndëgjua në largësi
Jehona u thye si pasqyrë
Në jetën time të rënduar.

Dhimbja e padukshme
Kaploi shpirtin tim
Si krahët e zogut
Në dhomën time të varfër
Më tokëzoi.

elif t spahiu prizren