>
LETERSISHQIP

Stërshitësi

Bredhi rrugëve
Këmbët nuk janë të mia
Si hije pran meje
Kalojnë njerëzit.

Jam jashtë kësaj bote
Si një makinë
Aty në atë kënd
Vërsulen stërshitësit.

Pluhuri i bardhë futet në xhep
Vetëm tre bloqe mël lartë
Artisti i cirkut
Më përqafon dhe e merr.

Ç’po ndodhë
Pse luaj rol
Këmbët më drejtojnë
Tek fillimi.

Xhepi gati se eksplodon
Edhe këtë herë
Vetëm këtë herë
Bëhu i fortë.

Ndihem njeri
Duart e mbushura
Shpejtë shpejtë nxito
Vrapoj në shtëpi.

Darka aristokrate
Buzëqeshje
Ndihemi si në pallatin mbretëror
Botë aq e urryer.

Vazhdon filmi i filluar
Rëndoj rrethinën e varfër
Fundi është vrima e zezë
Në këtë botë agonie.
prizren