>
BIOSHQIP

Elina Duni, Fryma E Re E Muzikës Evropiane

04-01-2013
Pas koncertit të saj madhështor në Teatrin Kombëtar, këngëtarja shqipare Elina Duni ka zënë faqet e gazetave më të mëdha botërore dhe një prej tyre është edhe tabloidi britanik, Guardian.
Guardian e përshkruan Elina Dunin si këngëtare revolucionariste, që ka filluar të ndryshojë muzikën evropiane, t’i japë asaj frymë të re.

Elina Duni këndon shqip dhe atë këngët autoktonte shqiptare, të cilat kanë lënë gjurmë ndër vite, ndërsa gjithë këtë me kuartetin e saj, në një frymë dhe mënyrë unike.

“Duni këndon në gjuhën shqipe, por ndonëse këto melodi ballkanike janë përpunuar me përkushtim të përpiktë, teknika e saj lëvizë nga tonalitetet e sakta, fjalët e ngjashme me himne, e deri te shmangia e improvizimeve pa fjalë në stilin e Norma Winstonet ose Sidsel Endresenit, teksa partneriteti i saj me trion e pianistit zviceran, Colin Vallon, përforcon finesën diskrete të ndjeshmërisë së saj për xhazin.”, shkruan John Fordham për Guardian.

Më tej këngët “Kur të kujtosh”, “Vajza e Valëve”, Erë Pranverore” dhe “Re Kambana”, këngë këto të vjetra shqiptare përshkruhen me ritme emocionale inovative e para së gjithash unike.

Elina Duni ka studiuar për muzikë klasike dhe jazz në Zvicër dhe ajo nuk e ka ditur asnjë këngë shqiptare deri para vitit 2004, kur ato u bënë qendër e inspirimit të saj.
(Telegrafi)

Elina Duni, Fryma E Re E Muzikës Evropiane