Më mbaj mend (për 1 muaj)


2 Fjalë Për Klipin E Ri “Në Tiranë” Nga Elina Duni


Nuk ka akoma asnjë votë

[11-03-2014]
Ka një stil të veçantë të të kënduarit. Prandaj ka një pjesë të fansave që vërtetë duan ta dëgjojnë edhe me këngë të reja, përveç atyre që i këndon në çdo mbrëmje ‘live’. Së fundmi Elina Duni duket se ka menduar për pak krijim artistik për fansat. Këngëtarja e cila kohës së fundit në të shumtën e mbrëmjeve ‘live’ ka kënduar përkrah këngëtarit Dren Abazi, ka bërë me dije përmes ‘Facebook’ se po vjen me këngën e parë si kantautore.

“Muza e zeze; projekti im i pare si kantautore do te promovohet ne Dam Fest, Prishtine me 5-6 prill dhe te Piramida ne Tirane me 9-10 prill. Se shpejti me shume informacione kenge dhe video te reja! Love & Dashni”, ka shkruar këngëtarja.

Këngëtarja që po shëtit botën përmes paraqitjeve ‘live’ është rikthyer “Në Tiranë”. Është Elina Duni e cila ka zgjedh Tiranën jo vetëm për filmimin e videoprojektit të ri, por edhe për t’i dedikuar tekstin e këngës së saj më të re të titulluar “Në Tiranë”. Si kantautore e këtij projekti, Duni ka nxjerrë në pah dashurinë e saj për kryeqytetin shqiptar, karshi gjithçka që e karakterizon qytetin në fjalë.

Në rreshta këngëtarja ka prezantuar edhe të metat e kryeqytetit të saj, ndonëse përkundër tyre ka treguar se e do rikthimin në këtë qytetet sa herë t’i jepet rasti. Duni ka zgjedhur ditëlindjen e saj për ta publikuar projektin e ri, ndërsa atë e ka lansuar përmes rrjeteve sociale mesditën e së hënës. “Në Tiranë, video e parë e albumit te ardhshëm Muza e Zezë. Meqë është ditëlindja ime sot po ua dhuroj! Dashni”, kishte shkruar përbri këngës këngëtarja.


      Elina Duni - Në Tiranë [Teksti dhe Klipi]


Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet