Elina Duni, Albumi I Ri Do Promovohet Në Kosovë Dhe Shqipëri
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
[17-03-2014]
Albumi përfshin pesëmbëdhjetë këngë, të cilin do ta promovojë fillimisht në Kosovë, në kuadër të Festivalit “DAM” dhe më pas do ta promovojë edhe në Tiranë.
“Muza e zezë” i referohet muzës, frymëzimit zakonisht që vjen natën dhe ka të bëjë me thellësinë, misterin e errësirës dhe një farë lloji melankolie“, thotë Elina Duni për KultPlus.
Për Elinën, ky album është gjithashtu një urë lidhëse mes dy kryeqyteteve shqiptare.
Elina Duna i ka paraprirë albumit të saj “Muza e zezë” me këngën e re “Në Tiranë”.
“Kjo këngë është një deklaratë dashurie ndaj qytetit tim të lindjes. Mendoj se kjo këngë mund t’i këndohet Prishtinës gjithashtu“, thotë Duni.
Elina Duni, e cila është bërë e njohur me muzikën e saj jazz, por të bazuar në muzikën e vjetër shqiptare, nëpërmjet rrjetit social facebook ka thënë: ““Në Tiranë”, video e parë e albumit të ardhshëm “Muza e zezë”. Meqë është ditëlindja ime sot, po jua dhuroj! Dashni. E”, kishte shkruar Elina.
Projekti do të promovohet në Prishtinë më 5 dhe 6 prill, e më pas edhe në Tiranë te Piramida më 9 dhe 10 prill.