TEKSTESHQIP

Elina Duni
Pamundësi
Lyrics

Të të kisha ty dhe bota le të prishej!
Të të kisha ty pse zemra të më qajë?
Por ty nuk do të kem dhe bota e mërzitshme
dhimbjen përmbi shpatull do vazhdojë ta mbajë, ta mbajë...

Ata që duhen pak e kanë njëri-tjetrin,
veç ne zemërcopëtuar endemi si hije
dhe pimë në sytë e etur këtë pasion të çmendur
dhe s'mund të pëshpërisim dot fjalë dashurie.