>
BIOSHQIP

Elinel, Super-Performancë Në Emisionin Top Show

20-04-2014
Një prej reperëve më të talentuar shqiptar, Elinel, e ka vërtetuar këtë epitet në një prej performancave të tij të ralla së fundmi.

Me përkrahje jo aq të madhe nga televizionet dhe radiot, krijuesi i hitit "Bullet", ka qenë prezent kohë më parë në emisionin Top Show në Top Channel.

Elinel performoi 'live' në këtë emision me bend dhe shfaqi paraqitje të jashtëzakonshme, duke treguar se interpretimi i tij 'live' i këngës "Bullet" tingëllon më mirë 'live' se sa nga incizimi në studio.

Vet Elinel është injoruar pjesërisht nga mediat shqiptare, por talenti i tij ka bërë që ai tashmë të shndërrohet në një ikonë të adhuruesve shqiptarë të hip hopit.

Telegrafi nga fillimi i karrierës e ka përkrahur reperin, duke promovuar vazhdimisht këngët e tij, e sidomos videoklipet dhe performancat nëpër festivale.

Elinel kohë më parë lansoi albumin "O", i cili kori sukses mjaft të madh.
(Telegrafi)

Elinel, Super-Performancë Në Emisionin Top Show