>
BIOSHQIP
Biografia
E rritur ne Malmo te Suedis, aty ku aktualisht jeton me binjaken e saj dhe prindërit struganë. Që e vogël ajo rritet duke studiuar piano, kitarë dhe pa diskutim duke shoqëruar meloditë e tyre me zërin e saj. Melodi dhe interpretim krejt origjinal, të cilin e dëgjon, e ridëgjon dhe më pas natyrshëm pyet : Cila është kjo këngëtare? Mbushesh me shpresë, me një entuziazëm shumë pozitiv kur dëgjon një këngëtare si Eliona, e cila, edhe pse jeton mes komerçit, varësisë ndaj milionave të klikimeve dhe këngëve që shtohen nga ora në orë, zgjedh të jetë thjesht vetvetja, të këndojë në harmoni të plotë me stilin e saj.

Në Shtator 2016, Eliona Qira merr pjesë në Kënga Magjike 2016 me këngën "Me Meso Te Harroj".

Më datë 12 Mars 2017, Eliona Qira publikon videoklipin "S'me Ka Mua".

Më datë 2 Qershor 2017, Eliona Qira publikon videoklipin "Blue By You". Muzika e këngës u punua nga Adrian Hila.

Më datë 19 Prill 2018, Eliona publikon videoklipin "Power".

Në Dhjetor 2020, Eliona Qira merr pjesë në Nota Fest 2020 me këngën "Te Harrova".