TEKSTESHQIP

Elira Jani
Celulari
Lyrics

Babi im rri shumë
me celular në dorë,
sheh foto dhe filma
e shkruan gjithmonë.

E pyes për diçka
ai s’më dëgjon, jo,
nuk di pse buzëqesh
e telefonin fikson.

Refreni:
Babi im humb shpesh
në një botë të tij,
ai mua më mungon dhe
kur është në shtëpi.

Një ditë telefonin
unë do t’ia fsheh,
nuk po bëj shaka,
është e vërtetë.

Me babin do të flas
gjithë ditën pastaj,
do ta përqafoj
me dashuri e mall.

Refreni:
Babi im humb shpesh
në një botë të tij,
ai mua më mungon dhe
kur është në shtëpi.

Muzika: Zinçe Mimidinoski
- Festivali “Bletëzat” në Tetovë (dhjetor 2018) mori çmimin special: “Radio Bleta”