>
BIOSHQIP

Elis Nova: Ne Top Fest Ironizoj Realitetin Shqiptar

01-04-2012
Ishte nje nga konkurrentet ne spektaklin e talenteve "The Voice of Albania", ndersa tani mendon te beje realitet endrren e tij. Elis Nova do te jete nje nga konkurruesit ne festivalin modern ‘'Top Fest'', ndersa ne kete interviste ai rrefen jeten e tij, pasionin, sfidat dhe kengen e tij te re e cila ironizon realitetin shqiptar.

Kush eshte Elisi ne fjale te shkurta, per ata qe nuk kane pasur rastin ta njohin?
Ne jeten e perditshme perpiqem te jem sa me i thjeshte, korrekt dhe i sinqerte. Kam parimet e mia, te cilat mendoj se e mbajne njeriun me kembe ne toke, ne cdo cast te jetes.

Nga cilet ke pasur perkrahje me te madhe deri me tani?
Ne radhe te pare familja, te cilen e falenderoj nga zemra per emocionet qe kane ndare me mua ne cdo cast!. Nje falenderim shume, por ama shume i vecante, i shkon trajnieres sime ne The Voice of Albania, Miriam Canit, e cila edhe pas spektaklit vazhdoi te me perkrahte duke e sjelle ne jete projektin tim per ne Top Fest, kengen "Koha e Arte", me tekst dhe muzike nga Alban Skenderaj. Shpresoj qe ne te ardhmen ky bashkepunim te zhvillohet edhe me shume, sepse qe te dy jane te mrekullueshem dhe me nje shpirt shume te pasur, si artistik, ashtu edhe njerezor. Perkrahje po aq te madhe kam gjetur te simpatizantet e mi, te cilet jane fantastike dhe me nje fryme shume te re dhe optimiste, dhe te cileve u jap fjalen se do t'i perfshij gjithmone ne aktivitetet e mia artistike.

Po pjesemarrjen ne spektaklin ‘'The voice of Albania'' si do e pershkruani?
Pjesemarrjen ne "The Voice of Albania" do ta perkufizoja si shkalle drejt deres se muzikes. Nje pervoje madheshtore, nje enderr e bere realitet, por mbi te gjitha nje adrenaline e gjalle.

Po pas spektaklit erdhen oferta ne adresen tende?
Oferta te ndryshme me kane ardhur edhe gjate spektaklit, oferta te cilat me benin te ndihesha mire me veten ne radhe te pare. Keto oferta nuk kane pasur lidhje vetem me muziken, por edhe me evenimente te ndryshme artistike. Tani per momentin dua te perqendrohem ne fushen e muzikes.

Cilat kenge i kendon me me shume zemer?
Te them te drejten, per mua nese nje kenge eshte e bukur per veshin, kam qejf patjeter ta kendoj. Ne vija te pergjithshme, ndihem me shume vetvetja ne rrymat pop-rock dhe rock alternativ. Mendoj se i pershtaten me se miri karakterit tim.

Cilet jane kengetaret e tu me te preferuar?
Gjithmone jam perpjekur t'i shoh artistet si njerez ne radhe te pare dhe ne Shqiperi me ka rastisur te njoh shume artiste, te cilet jane per t'u admiruar. Megjithate, ne pergjithesi jam frymezuar nga grupe te huaja, si 30 Seconds to Mars, 3 Days Grace, 3 Doors Down, me nje fjale, grupe me numrin 3 para!

Elis, ju jeni pjesemarres edhe ne festivalin ‘'Top Fest'', kujt i dedikohet kenga dhe na thuaj cfare pretendon nga ky festival?
Kenga me te cilen paraqitem per here te pare ne Top Fest, titullohet "Koha e Arte" dhe ne nje fare menyre "ironizon" realitetin shqiptar, perfshire ketu politiken, shoqerine, medien, internetin etj. Nga Top Fest mbi te gjitha pres reagime nga njerezit, sepse eshte hera e pare qe une dal me nje kenge te re, nje kenge e bere enkas per mua. Pjesa ambicioze imja pret, pse jo nje cmim? Do te ishte nje kenaqesi shume e madhe

Shume pak kengetare fitojne nga muzika, mendon qe eshte biznes i mire qe edhe ju deshironi te futeni?
Fatkeqesisht, muzika ka kohe qe eshte kthyer ne biznes dhe ne Shqiperi ky fenomen eshte bere shume i dukshem, sepse ne tregun tone konkurrenca eshte shume e madhe dhe vendi shume i vogel! Megjithate, une kam deshire te eci me hapat e nje femije dhe te vezhgoj me shume kujdes dhe shpresoj t'ia dal mbane!

Cilat jane planet e tua ne te ardhmen?
Me pelqen te kem nje perspektive per te ardhmen, por sic e permenda me pare, jeta eshte shume e paparashikueshme dhe gjerat me te bukura ne jete, ndodhin pa planifikuar.
(panorama plus)

Elis Nova: Ne Top Fest Ironizoj Realitetin Shqiptar