>
BIOSHQIP

Elita 5 Do Kthehen Së Shpejti Me Album Të Ri

07-03-2012
Grupi i njohur Elita 5 ka nisur punën intensive për albumin e ri, që pritet të jetë me shumë befasi.
Sipas solistit të grupit, Arif Ziberi, ky album do të ketë shumë risi ngase po punohet me mjaft përkushtim dhe do të ketë 10 këngë me tematika të ndryshme.

"Jemi në përgatitje të albumit të tetë me radhë, i cili do të ketë 10 këngë. Është duke u bërë një punë e madhe në këtë album, dhe secila këngë përmban tekste aktualitetit dhe me motive të ndryshme. Por natyrisht që në to do të mbizotërojë, tema e dashurisë", ka thënë Arifi për "Zëri".

Albumi do të lansohet paralelisht edhe me tri videoklipe të cilat Elita 5 nuk i ka vendosur ende se me cilin produksion do t'i punojë. Përveç kësaj Elita 5 kanë në plan një sërë koncertesh në Shqipëri dhe gjithmonë do të jenë të ftuar aty ku i kërkon publiku.
(Telegrafi)

Elita 5 Do Kthehen Së Shpejti Me Album Të Ri