>
BIOSHQIP

Elita 5 Xhirojnë Klipin E Ri “Welcome To Albania”

19-12-2013
Djemtë e grupit legjendar Elita 5 po planifikojnë të sjellin një tjetër hit. Ne mësojmë se ata kanë nisur xhirimet e klipit më të ri me titull “Welcome to Albania” dhe xhirimet po i bëjnë në qytetin e tyre te lindjes në Tetovë nga një produksion nga Kosova që mban emrin “Thumz Up” dhe kënga do të vijë shumë shpejt në tregun shqiptar ndoshta për ta kurorëzuar edhe mbylljen e vitit me një hit të tyre. Grupi Elita 5 këtë vit nuk është parë nëpër produksionet apo programet festive që po përgaditet për të qenë në natën e fundit të vitit nga TV apo produksionet filmike, si duket e rëndësishme për ta është të jenë para publikut me një projekt video të tyre. Foton që po shihni është marrë nga xhirimet e këtij klipi.
(Maksim Gjokaj)

Elita 5 Xhirojnë Klipin E Ri “Welcome To Albania”