>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Më Fal” Nga Elita 5

26-06-2014
Grupi legjendar “Elita 5” nga Tetova, ka publikuar videospotin e tyre më të ri titulluar “Më fal”.



Rock grupi nga Tetova ka vazhduar me zakonet e tyre duke i kënduar dashurisë, në këtë këngë ata shtjellojnë lidhjen e një ushtari me të dashurën e tij.



Muzikën dhe Aranzhmanin e ka realizuar anëtari i po këtij grupit “Wirusi”, ndërsa tekstin e ka shkruar Fatmir Muja.



Elita 5 kanë sjellë albumin e ri pas 10 vjetësh që titullohet “Mohikani i fundit”. Albumi është promovuar me një koncert madhështor në Tetovë, ku si gjithmonë, ky grup ka arritur të mbledhë mijëra fansa për të ndjekur performancën ashtu siç vetëm ata dinë të bëjnë.



Me koncertin promovues, “Elita 5” edhe një herë vuri vulën e vet kur është çështja për performanca live.





2 Fjalë Për Klipin E Ri “Më Fal” Nga Elita 5